Harizaj “trazon” portën, Tirana me katër si titullarë/ Dy pritet të largohen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2024 | 21:48

Harizaj “trazon” portën, Tirana me katër si titullarë/ Dy pritet të largohen

Tirana është mbushur me portierë, por kjo situatë mund të kthehet në një çështje. Afrimi i Romeo Harizajt, një beniamin i Bledi Shkëmbit, duket se ka ndryshuar situatën. Gentian Selmani, Leon Kozi dhe Musftafë Absdullahu duhet të gjejnë zgjidhje diku tjetër, gjithmonë nëse kërkojnë të luajnë titullar.

unnamed

ABDULLAHU – Ditë më parë gazeta publikoi lajmin që Mustafë Abdullahu mund të largohet nga Tirana. Destinacioni i tij do të jetë Gjermania. Klubi bardheblu do të përfitojë rreth 250mijë euro, ndërsa është zbuluar edhe ekipi. “Panorama Sport” zbuloi se bëhet fjalë për Borusian e Dortmundit. Sigurisht jo për ekipin e parë, por ekipin B. Pra, mbeten 3 portierë titullarë.

1698168965_mustafabdullahu

SELMANI – Genti është titullari i parë. Ai që nisi sezonin vjet dhe e mbylli. Gjithsesi, ndonëse në dukje gjërat nuk kanë ndryshuar, ai rrezikon stolin. Trajneri i ri dhe huqe të reja, mund ta lënë në stol. Shto këtu edhe rrogën që është jashtë standardeve të sezonit të ri, mund të bëjë që Selmani të shohë një aventurë tjetër jashtë Shqipërisë apo në një ekip tjetër.

Gentian-Selmani-1

KOZI – Leon Kozi është ai që luajti në “intermexon” e kampionatit të shkuar. Po kërkohet me ngulm nga Elbasani, por Tirana nuk e lëshon. Klubi kërkon 200 mijë euro për ta lëshuar. Në ditët në vazhdim do të shihet se çfarë do të ndodhë. Fakt është që asnjë nga portierët nuk dëshiron të jetë në stol dhe do të kërkojnë aventurë larg Tiranës.

KOZI

STËRVITJA – Tirana dje është stërvitur si zakonisht. Skuadra paradite ka kryer testet fizike. Trajneri Shkëmbi dhe ndihmësit e tij e kanë ndarë grupin në dy pjesë. Pjesa e lojtarëve titullarë dhe pjesa e lojtarëve të rinj. Ra në sy që disa nga të rinjtë nuk i rezistuan dot ngarkesës. Skuadra ka punuar edhe pasdite, ndërsa sot ekipi pritet të udhëtojë drejt Ohrit, ku do të zhvillojë fazën përgatitore.

OLSI AVDIAJ  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"