Postuar: Shkurt 13, 2013 | 13:00
Harrohet Elbasani, vëmendja është te Tërbuni
Drejtori teknik i Naftëtarit, Dashnor Dume, shprehet se kuçovarët do të bëjnë një paraqitje shumë më të mirë në sfidat në vazhdim. “Barazimi me Elbasanin ishte i papranueshëm për ne, pasi objektivi ishte vetëm fitorja. Kësisoj nuk jemi të kënaqur me rezultatin, megjithatë duhet të vlerësojmë paraqitjen e skuadrës, e cila ishte dukshëm më superiore se kundërshtari. Tani jemi përqendruar te rivali i radhës, pasi do t’i bëjmë të gjitha përpjekjet për një rezultat pozitiv, sigurisht edhe pas një loje shumë të mirë”, – ka thënë Dume në lidhje me takimin ndaj Tërbunit.
Enkel Baku