Hera e parë pas 55 vitesh, Bajern Mynih do thyejë këtë javë rregullin e pashkruar
Bajern Mynih luan këtë javë një ndeshje shumë delikate ndaj Lajpcig, atë që cilësohet si pengesa më e madhe në rrugën drejt titullit kampion të radhës. Por sipas asaj që ka mësuar “Bild”, skuadra e Bajernit do ta luajë këtë sfidë duke prishur një traditë që zgjat prej 5 dekadash e gjysmë.
Ekipi pritet të veshë fanellat e sezonit të ardhshëm në këtë duel dhe skuadra do të luajë për herë të parë prej shumë kohësh si pritëse me një fanellë të bardhë. Sipas saj që është publikuar në faqen e njohur “Footy Headlines”, ekipi në sezonin e ardhshëm do të mbajë fanella të bardha me mëngë të kuqe.
Ngjyra e fanellës së parë në fakt ka qenë prej dekadash e kuqe, një rregull i pashkruar që do të prishet këtë të shtunë për herë të parë që nga fundi i viteve ’60.
Modeli i ri është frymëzuar nga fanella jashtë fushe që përdorte Bajerni në vitet ’90 dhe nga fanella e vitit 1932, të parit ku bavarezët siguruan titullin kampion. Edhe në ndeshjen e të shtunës, nuk do të përdoret në fanellë logoja aktuale e klubi, por ajo e vitit 1932.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"