Herdi Prenga, alternativë për miqësoren me Francën
Mungesa e Mavrajt bën që De Biazi të ketë në vëmendje një listë të gjatë mbrojtësish, për të gjetur edhe një alternativë shtesë për qendrën e repartit difensiv. Herdi Prenga është këtë herë nën vëzhgimin e trajnerit De Biazi dhe alternativa e parë që mund t’i shtohet ekipit Kombëtar për ndeshjen e radhës. Mbrojtësi i Lokomotivës së Zagrebit që është në pronësi të Dinamos së Zagrebit ka qenë më parë i grumbulluar nga trajneri i shpresave, Skënder Gega.
Futbollisti, i cili ka lindur në gusht të 1994-ës në Zadar, më parë ka qenë pjesë e ekipeve kroate të moshave, por ai ka zgjedhur që të ecë në gjurmët e babait të tij, Besnik Prenga, me fanellën e Kombëtares kuqezi. Mbrojtësi 20 vjeçar është aktivizuar në 27 ndeshje me skuadrën kroate dhe është një lojtar i rëndësishëm për këtë ekip, edhe pse në huazim dhe pavarësisht moshës së tij të re. Ai shihet si një lojtar me shumë të ardhme dhe për Kombëtaren e De Biazit është një alternativë cilë- sore për të ardhmen.
Ndeshja e radhës me Francën mund të jetë e para për lojtarin që të mund t’i bashkohet Kombëtares së madhe. Amir Rrahmani ka qenë pjesë e ekipit Kombëtar, por që në ndeshjen e fundit nuk ishte më në listën e të ftuarve të De Biazit. Mungesa e Mavrajt mund të krijojë një hapësirë edhe për mbrojtësin e Partizanit, që të jetë edhe një herë tjetër mes të grumbulluarve të Kombëtares.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"