Heroi i Egnatias në Kupë, Ndreca: Gol i rëndësishëm, meritojmë edhe trofeun tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2024 | 13:00

Heroi i Egnatias në Kupë, Ndreca: Gol i rëndësishëm, meritojmë edhe trofeun tjetër

Edison Ndreca ishte ai që vendosi finalen e Kupës me golin e vetëm të shënuar në pjesën e parë për Egnatian.

23bb2d1e-f258-421d-8c37-1fc90d9ae042

Pas triumfit në “Air Albania”, në një intervistë për “Panorama Sport”, mbrojtësi i majtë u shpreh shumë i lumtur për golin e rëndësishëm. Ai komentoi qëndrimin e tifozëve të Kukësit kundër tij, festën me familjarët, si dhe gjysmëfinalen e “Final 4” kundër Vllaznisë. Mbrojtësi i majtë e fiton për herë të dytë kupën dhe pret që pas disa ditësh të ngrejë lart edhe trofeun e titullit kampion të Superiores.

Ndreca, një me peshë ky në një finale, që i jep trofeun ekipit. Si ndiheni?

Normal që është një gol i rëndësishëm. E kryem detyrën e parë, fituam trofeun e parë, por uroj dhe shpresoj që të marrim edhe trofeun e dytë, sepse e meritojmë. Kemi bërë një kampionat shumë të suksesshëm dhe besoj shumë se do ta fitojmë edhe trofeun e dytë. Kukësi ka meritat e veta, me meritë ishte në finale, pasi ka eliminuar Partizanin dhe Tiranën.

Ishte finalja e parë për ju?

Jo, e dyta. Kam fituar edhe një kupë tjetër kur luaja me Laçin.

Ju mungon titulli kampion tani?

Po, titulli duhet të jetë i pari dhe uroj që ta fitoj atë pas disa ditësh.

Çfarë komenti keni për atë incident me tifozët e Kukësit pas golit tuaj, pse e përjetuan ashtu?

Tifozët kanë lirinë e vetë dhe mund të bëjnë çfarë të duan. Mund të kontestojnë si të duan, nuk kam shumë komente për këtë rast. Kam luajtur dy vite te Kukësi dhe jam treguar profesionist, siç po bëj tashmë edhe me Egnatian.

Iu drejtuat tribunës përballë pas golit, me këtë festuat atje?

Po, kisha gjithë familjen time aty. Kisha mamanë, babin, nipin, motrën nusen dhe goli shkon për ata.

Si e prisni ndeshjen gjysmëfinale te “Final 4” me Vllazninë?

Ne shpresojmë që ta ruajmë këtë vazhdimësi deri në momentin e fundit të sezonit. Shpresoj shumë që ta fitojmë edhe trofeun e titullit, pasi e meritojmë me kampionatin që kemi bërë. Do të jetë e vështirë me Vllazninë, me të cilin jemi ndeshur 6 herë këtë sezon, por besoj se do të kalojmë.

Mos shkoni pak të lodhur kundër Vllaznisë pas kësaj finaleje?

Jo, nuk e besoj. Kemi energji akoma.

Cilin kundërshtar sheh më shumë në finale?

Ne na intereson ndeshje jonë dhe nuk shohim shumë më tej. Nuk e di çfarë mund të ndodhë, por Partizani besoj do të jetë në finale. Të kalojmë një herë Vllazninë, nuk ka rëndësi tani finalja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"