Heroi i Portugalisë, Diogo Kosta vendos rekord të ri për Kampionatet Europiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2024 | 0:07

Heroi i Portugalisë, Diogo Kosta vendos rekord të ri për Kampionatet Europiane

Diogo Kosta ishte heroi i takimit mes Portugalisë dhe Sllovenisë, teksa falë pritjeve të penalltive në fund të ndeshjes, siguroi kualifikimin e skuadrës së tij në çerekfinalet e turneut.

diogo kosta

Duke e bërë një gjë të tillë, ai vendosi një rekord të ri sa u përket një kompeticioni si Kampionati Europian. 24-vjeçari u bë portieri i parë në historinë e këtij turneu që arrinte të priste tre penallti në një seri gjuajtjesh nga pika e bardhë.

Në të kaluarën ka pasur raste kur janë gabuar tre gjuajtje penalltish, por në asnjë nga këto raste, nuk kishte qenë portieri ai i cili kishte ndalur të tre goditjet, duke e bërë Diogo Kostan unik në këtë statistikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"