Heroi i Sitit në finalen e Stambollit, Rodri: E kam parë 5000 herë golin në Champions
Heroi i Mançester Siti, Rodri, pohoi se jeta i ka ndryshuar me një goditje të këpucës në Stamboll. 27- vjeçari shënoi golin e fitores gjatë një finaleje të tensionuar të Ligës së Kampionëve kundër Interit 7 javë më parë, duke e gdhendur emrin e tij në librin e artë.
Siti u kthye në shtëpi pas turneut të tyre parasezonal në Azi të hënën. Rodri, megjithatë, i lejon vetes momente reflektimi kur qwndronte ulur në shtëpi dhe ka parë pamjet e tifozëve që festojnë në Turqi dhe në Mançester.
“Unë e kam parë golin 5000 herë”, tha mesfushori spanjoll. “Në të gjitha gjuhët e ndryshme: spanjisht, anglisht, gjermanisht, italisht. Mendoj se është e veçantë, është pjesë e futbollit të shijosh këto lloj momentesh, veçanërisht si një mesfushor defensiv, ku ti nuk ndihesh sikur do të jesh vendimtar. Tani kur shkoj me pushime tifozët këndojnë këngën time. Kështu që jeta ka ndryshuar për mua në njëfarë kuptimi. Por shpresoj të kem ende qetësinë me të cilën jam karakterizuar gjithmonë. Do të doja të ndaloja disa muaj për të analizuar atë që ndodhi, por gjithçka shkon shumë shpejt”.
Ai pranoi se ai kishte qenë nën nivel gjatë finales dhe se Guardiola e kishte qortuar për një shfaqje jashtëzakonisht pasive përpara se të bëhej heroi i “qytetarëve”. “Unë e di se çfarë mund t’i sjell skuadrës dhe nuk isha i kënaqur me performancën time”, shtoi ai. “Në një finale skuadra ka nevojë për më të mirën nga ty, kështu që unë isha vetëkritik. Trajneri në atë moment ishte shumë i drejtpërdrejtë dhe tha: ‘Bëj një hap përpara’. Në këto momente duhet të jesh i fortë, të pranosh kritikat kur skuadra vuan”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"