“Heroi” Mitraj: E dija që do të shënoja gol për Apoloninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2014 | 11:50

“Heroi” Mitraj: E dija që do të shënoja gol për Apoloninë

MitrajApolonia duket se e ka harruar fitoren e së shtunës ndaj Tomorit. Stafi teknik dhe lojtarët tashmë janë të preokupuar për sfidën e radhës, që do ta luajnë në transfertë me Butrintin. Heroi i fierakëve në sfidën e kaluar, Aldo Mitraj, i cili shënoi golin e fitores, u shpreh: “U rikthyem te fitorja pas atij barazimi të pamerituar të një jave më parë. Tomori luajti mirë dhe i mobilizuar, por ne arritëm të merrnim tri pikë tepër të vlefshme, duke ruajtur jo vetëm vendin e dytë në klasifikim, por edhe të shkëputemi akoma më shumë nga ekipet e tjera që na ndjekin. E kërkova golin që në minutat e para të lojës. Mirëpo, mungesa e fatit dhe dëshira e mirë për të shënuar sa më shpejt bënë që të nxitohesha përpara portës kundërshtare. Megjithatë, e parandieja që do të shënoja dhe ia arrita qëllimit, megjithëse pak me vonesë rreth minutës së 30-të. Kur më erdhi pasimi, mendova se ky ishte rasti im”. Ndërkaq, për takimin e radhës rikthehen Prifti dhe Atanda.
Mikel Mbriçaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"