Hidhet firma në kontratë, Gripshi prezantohet te Skënderbeu
Nazmi Gripshi është zyrtarisht pjesë e Skënderbeut. Mesfushori i talentuar 19-vjeçar, u transferua pak ditë më parë te korçarët nga radhët e Teutës, me të cilën kishte luajtur në dy sezonet e fundit duke rënë në sy për lojën e tij mjaft të mirë.
Skënderbeu kishte arritur një akord parimor me Teutën për transferimin kundrejt pagesës së 60 mijë eurove për mesfushorin ofensiv, që është formalizuar sot dhe Gripshi ka mundur të nënshkruajë kontratën me klubin korçar duke u bërë pjesë e tij për katër vitet e ardhshme.
Ndërkaq, në rrjetet sociale, djaloshi nuk ka ngurruar të falënderojë klubin e Teutës që i krijoi mundësinë të luante në Superiore dhe të binte në sy të skuadrave më të mëdha. “Falënderoj të gjithë familjen e KF Teuta për mundësinë që më dha të jem pjesë e atij ekipi dhe falë tyre jam sot pjesë e skuadrës më të mirë në Shqipëri”, ishin fjalët e Gripshit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"