Hidhet shorti i Ligës së Kampioneve, ja me kë do të përballet Vllaznia e vajzave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2024 | 14:10

Hidhet shorti i Ligës së Kampioneve, ja me kë do të përballet Vllaznia e vajzave

Vllaznia e vajzave njohu këtë të premte emrat e tre ekipeve rivale të raundit të parë të Ligës së Kampioneve për këtë edicion.

vllaznia-e-vajzave-2048x1365

Shorti i hedhur ditën e sotme nga UEFA në Nyon të Zvicrës i vendosi shkodranet në grupin 2, së bashku me WFC Lanchkhuti e Gjeorgjisë, SKN St. Pölten e Austrisë dhe Neftçi PFC e Azerbajxhanit.

Në gjysmëfinale, Vllaznia e vajzave do të përballet me WFC Lanchkhuti ndërsa ndeshja tjetër e grupit ka rezervuar përballjen mes St. Pölten dhe Neftçi PFC. Dy fitueset e dala nga këto dy ndeshje do të luajnë një finale me njëra-tjetrën dhe vetëm një prej tyre do të avancojë për në raundin e dytë.

Ndeshjet gjysmëfinale të grupit do të luhen më datë 4 shtator ndërsa dy finalet për vendin e tretë/katërt dhe vendin e parë/dytë do të luhen më datë 7 shtator. Mbetet për t’u përcaktuar vendi se ku do të zhvillohen katër ndeshjet e këtij grupi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"