Hidhet shorti i raundit kualifikues të Ligës së Kampioneve, ja kush janë kundërshtarët e Egnatias dhe Ballkanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2024 | 14:22

Hidhet shorti i raundit kualifikues të Ligës së Kampioneve, ja kush janë kundërshtarët e Egnatias dhe Ballkanit

Ditën e sotme është hedhur shorti i raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampioneve, ku pjesë e tij ishin edhe ekipet shqiptare të Egnatias dhe Ballkanit, fitues të kampionateve respektive, atij shqiptar dhe kosovar.

Capture

Egnatia do të përballet në raundin e parë me FK Borak Banja Luka nga Bosnja Hercegovina. Takimi i parë do të luhet në Bosnjë ndërsa i dyti në Shqipëri.

Ballkani do të përballet me UE Santa Koloma nga Andorra. Ndeshja e parë do të luhet në Kosovë ndërsa e dyta në Andorrë.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"