Histori e nostalgji, Vlora pret Flamurtari-Barcelona / Flasin protagonistët e sfidës, spanjollët ndihen të kënaqur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2024 | 10:38

Histori e nostalgji, Vlora pret Flamurtari-Barcelona / Flasin protagonistët e sfidës, spanjollët ndihen të kënaqur

Vlora do të rikthejë sot emocionet viteve të lavdishme. Brezi “i artë” i Flamurtari do të përballet në orën 19:30 në stadiumin “Flamurtari” me veteranët e Barcelonës, që rikthehen në Vlorë pas 37 vitesh. Spanjollët mbërritën në aeroportin e Rinasit rreth mesditës së djeshme, ndërsa u pritën aty nga Vasil Ruci, një ndër organizatorët e këtij aktiviteti.

flamurtari barcelona

Në listën e delegacionit të Barcelonës ka një ndërthurje mes legjendave dhe emrave të rinj si Esteban Benitez, Alberto Magro, Antonio Ramirez, Kristian Gonzales, Daniel Valiente, Fran Korominas, Françisko Moreno Kampos, Jaume Danes, Havier Lopez, Horge Ferres Goslino, Salvador Garcia Puig, Françisko Gomes Franko, Pedro Valero Merlis, Pere Mora Matrine, Rafael Zuvira Rodriguez. Rreth mbasdites skuadra ka mbërritur në Vlorë, ku është akomoduar në një nga hotelet në zonën e Skelës. Më pas një përfaqësi e lojtarëve vizituan stadiumin “Flamurtari”, ndërsa shoqëroheshin nga Vasil Ruci, Kreshnik Çipi, Saimir Haxhiu dhe mbështetësi i këtij aktiviteti, Gramoz Murati.

DEKLARATAT- Vasil Ruci e cilëson një ngjarje të rëndësishme ardhjen e Barcelonës në Vlorë. Fton tifozët që të jenë të shumtë sot në stadium. “Kemi kënaqësi të madhe që Barcelona e madhe është në Vlorë. Këto ditë janë ditë feste për ne. Pas një këmbëngulje arritëm ta bënim realitet. Ftojmë tifozët dhe qytetarët të mbushin stadiumin”, tha Ruci. Një moment të rëndësishëm e ka cilësuar edhe Kreshnik Çipi. “Moment shumë i rëndësishëm. Jemi të kënaqur që do të ngjallim emocionet e mëdha te sportdashësit tanë, me këtë ndeshje luksi dhe nga ato që përsëriten rrallë”, shprehet Çipi. Ndërsa trajneri i Flamurtarit të veteranëve, Saimir Haxhiu, tha se ndeshja e sotme është më e rëndësishme se Kampionati Europian.

“Gjithë vëmendja do të jetë te ndeshja e nesërme (sotme). Është më e rëndësishme se ndeshjet e Kampionatit Europian”, tha Haxhiu. Esteban Benitez ka shënuar golin e barazimit në Vlorë. Edhe ai shprehet i lumtur dhe mes të tjerash deklaroi: “Jam shumë i kënaqur pasi rikthehem në Vlorë. Kjo është hera e dytë, pasi isha edhe vjet. Vlora ka ndryshuar shumë. Kënaqësi të takohemi me Vasil Rucin, Kreshnik Çipin dhe të tjerë futbollistë. Do të luajmë për të ngjallur emocionet e arta”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"