Hoxhaj në debutim: Ja emocionet që përjetova

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2016 | 13:48

Hoxhaj në debutim: Ja emocionet që përjetova

Mbrojtësi i krahut të majtë në ndeshjen e djeshme që Partizani luajti ndaj Skënderbeut, ishte 18-vjeçari Nertil Hoxhaj. hoxhajI emocionuar pas takimit, në një intervistë për mediat ai ka thënë se ndihet mirë që u bë pjesë e ekipit të parë.

Nertil, keni debutuar me ekipin e parë në ndeshjen e fundit të sezonit. Si e përjetuat këtë 90- minutësh?

Fillimisht pata emocione, por ndihma e shokëve të ekipit, stafit dhe trajnerit më ndihmuan jo vetëm që të kaloja emocionet, por edhe që të përshtatesha me lojën e skuadrës. Kjo ishte një ndihmë shumë e madhe për mua dhe e vlerësoj aktivizimin tim, pikërisht në një ndeshje vendimtare për objektivat e klubit.

Ju vjen keq që debutimi nuk shkoi siç duhet, pasi titulli s’u arrit?

Më vjen shumë keq, pasi të gjithë, lojtarë, staf, tifozët dhe çdo njeri që është pjesë e Partizanit apo dashamirës i Partizanit këtë takim po priste, ku synohej fitimi i titullit. Dihet që kur kjo gjë nuk arrihet, zhgënjimi është i madh.

Pas këtij aktivizimi mund të themi se jeni bërë edhe pjesë e ekipit të parë…

Ky është një nder i madh për mua dhe ndihem i nderuar dhe për këtë gjë falënderoj trajnerin Agostineli, i cili më dha besimin në këtë takim, si dhe trajnerin tim te moshat, Genc Tomori, pasi falë tij unë jam këtu. Gjithashtu dua të falënderoj edhe shokët e skuadrës që më mbështetën shumë gjatë gjithë javës në stërvitje dhe në ndeshje.

E ardhmja juaj pa dyshim që është te Partizani apo keni synim tjetër?

Shpresoj që të vazhdoj këtu ku jam tani, pasi kjo është edhe një ëndërr për mua.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"