Postuar: Nëntor 26, 2017 | 17:16
Humbja ndaj Vllaznisë, tifozët e Luftëtarit kërkojnë largimin e drejtorit teknik
Humbja e sotme ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-1 ka revoltuar jashtë mase tifozët e Luftëtarit të cilët kërkojnë largimin e drejtorit teknik Vangjel Cavo, i cili është sipas tyre përgjegjësi kryesor i merkatos së dështuar në këtë sezon.
Nëpërmjet një statusi në “Facebook” tifogrupi “Shqiponjat Bluzi 2011” kanë shkruar:
FT Vllaznia – Luftetari 2-1. Vazhdojme renien e lire ku eshte drejtori teknik ?? Pse nuk mban pergjegjesi per situaten per lojtaret anonin qe solli ???
#VangjelCavo #LARGOHU