Humbja përballë Elbasanit. Bellai: Nuk e shoh rezultatin, presim lojtarë nga merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2024 | 18:10

Humbja përballë Elbasanit. Bellai: Nuk e shoh rezultatin, presim lojtarë nga merkato

Trajneri i Vorës, Arjan Bellai, nuk është mërzitur nga rezultati i miqësores, por është gëzuar nga performanca e skuadrës. Për “Panorama Sport” ai është shprehur:

BELLAI

“Jam i kënaqur nga ajo që kanë bërë lojtarët deri më tani. Kanë bërë një punë të shkëlqyer, edhe pse janë të lodhur nga faza përgatitore dhe këmbët janë të rënda. Rezultati për mua nuk ka fare rëndësi, është thjesht një ndeshje miqësore, duhet të shohim ato që bëjmë mirë dhe të korrigjojmë gabimet që përsërisim.

Nga merkato presim lojtarë që të vijnë dhe të bashkohen me grupin, të harmonizohen dhe të bëjnë sa më mirë në kampionat. Këto përgatitje bëhen për të qenë gati për kampionatin, miqësoret janë miqësore, por në fund është grupi ai që ka rëndësi”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"