I dha fund beqarisë, Xhaka: Ja si më “zbuti” Arbnora, e vetmja që më ka dribluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2018 | 21:39

I dha fund beqarisë, Xhaka: Ja si më “zbuti” Arbnora, e vetmja që më ka dribluar

Në fushë është i pan dalshëm, por në jetë është gjendur zgjidhja për këtë gjë. Nëse në kuadratin e blertë është grintoz, luftarak dhe i fuqishëm kur zbret me fanellën e Bazelit apo me atë të Kombëtares shqiptare, në jetën e përditshme taulant Xhaka është bërë… më i zbutur.

Dje, në rrjetet sociale, mesfushori kuqezi ka publikuar foto nga ceremonia e fejesës me Arbnora Nuredinin. Mesfushori kuqezi ka thuajse gjashtë muaj që e ka bërë publike këtë lidhje duke postuar së bashku foto në rrjetet sociale.

xhaka

NDJESIA – Martesa konsiderohet si dita më e lumtur, mirëpo futbollisti kuqezi është shprehur i lumtur edhe për zyrtarizimin e lidhjes. Në një postim në rrjetet sociale, Taulanti ka hedhur një foto me të fejuarën e tij në momentin e prerjes së tortës, ku shihet edhe unaza në gishtin e saj, në të cilën lojtari ka bërë mbishkrimin: “T&A”, shoqëruar me dy zemra dhe dy unaza duke nënkuptuar fejesën me të dashurën e tij. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, Xhaka është përgjigjur: “Jam shumë i lumtur. Meqenëse përkon edhe me ditët e para të vitit, shpresoj që do të jetë viti im sivjet”, tregon fillimisht Taulanti.

e-dashura-e-taulant-xhakes-470x579_1504520777-5274327

“ZBUTJA” – Gjithkush që e njeh futbollistin, si përshtypje të parë rreth tij krijon idenë e një djaloshi të rreptë, hera herës edhe nevrik, por mbi të gjitha gazmor dhe i drejtpërdrejtë. Në lidhje me këtë përshtypje, 26- vjeçari vijon: “Me sa duket, dashuria dhe kjo vajzë më kanë zbutur. Absolutisht që po (qesh…)”. Në vijim, grintën në përballjet me kundërshtarët, Xhaka e ka bërë edhe pjesë të jetës së tij. Në kuadër të festës së tij, i pyetur nëse Arbnora është e vetmja kundërshtare, ndaj së cilës e ka pranuar driblimin pa kushte, futbollisti shprehet me batutë: “Ndoshta. Ndoshta mund të jetë e vetmja (qesh…)”.

URIMET – Ndër të parët që e kanë uruar futbollistin në rrjetet sociale ka qenë i vëllai, Graniti. Mesfushori i Arsenalit ka postuar një foto me çiftin e ri duke uruar: “Urime fejesa vëllai im!”.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"