I dhuroi Kupën Leverkusenit, Xhaka: Sezon i paharrueshëm, do të kujtohemi gjatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2024 | 14:10

I dhuroi Kupën Leverkusenit, Xhaka: Sezon i paharrueshëm, do të kujtohemi gjatë

Bajer Leverkusen “pushton” totalisht Gjermaninë. Pas triumfit historik në Bundesligë, ku nuk njohu asnjë disfatë gjatë 34 javëve, ata në të njëjtën mënyrë fituan edhe Kupën. Goli i mesfushorit Granit Xhaka nga distanca rezultoi vendimtar në minutën e 16-të. U mendua se humbja në finales e Europa Ligës do të sillte pasoja në takimin kundër Kizerslautern, por nuk ndodhi kështu.ryy

NDESHJA – Edhe pse mund të tingëllojë e çuditshme, Kaizerslautern ka të njëjtën numër Kupash sikurse “Aspirinat”, dy të tilla. “Arkitekti” Ksabi Alonso i qëndroi besnik rreshtimit 3-4-2-1, ndërsa mesfushori Granit Xhaka u pozicionua në qendër të mesfushës. Pikërisht futbollisti me origjinë kosovare “magjepsi” prapavijën e ngjeshur të Kaizerslautern në minutën e 16-të përmes goditjes nga jashtë zone, e cila ishte e pakapshme për portierin rival. Pak momente përpara mbylljes së pjesës së parë, Kosunua u ndëshkua me karton të kuq, por “Aspirinat” e menaxhuan mirë pjesën e mbetur të lojës, duke e mbyllur sezonin 2023-2024 me dopietë trofesh.

XHAKA – “Fundi perfekt i sezonit të parë në ekipin e Bajer Leverkusen. Etapë e paharrueshme. Ne ia dolëm të fitonim Bundesligën, tashmë e kishte radhën Kupa. E kemi mbyllur të pamposhtur në këto dy kompeticione. Kujtim i mahnitshëm, i cili do të mbahet mend gjatë jo vetëm nga tifozët tanë. Faleminderit mbështetësve të Leverkusenit. Shihemi në etapën tjetër”, përfundoi mesazhin në rrjetet sociale Granit Xhaka.

Ai u vlerësua me çmimin “Lojtari i ndeshjes”, duke i shtuar një tjetër arritje performancës së 31-vjeçarit. Është përcaktuar data, ora dhe vendi ku do zhvillohet finalja e Superkupës së Gjermani, e cila do mbahet në 17 gusht (Shtutgart-Leverkusen), fusha e Shtutgartit, ora 16:00.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"