I ka shënuar 2 gola Shpresave/ Skënderbeu “peshkon” një talent kosovar, ja futbollisti që iu bashkua korçarëve në stërvitjen e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2024 | 20:40

I ka shënuar 2 gola Shpresave/ Skënderbeu “peshkon” një talent kosovar, ja futbollisti që iu bashkua korçarëve në stërvitjen e parë

Skënderbeu i Ivan Gvozdenoviç, startoi ditën e sotme në orën 18:00, përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Në këtë seancë të parë stërvitore, ra në sy prezenca e futbollistit, Erolind Krasniqi, mesfushorin me tipare sulmuesi që ka pasaportë gjermane dhe ka lindur në Kosovë.

Skenderbeu

24-vjeçar ka luajtur së fundmi në kampionatet gjermane me ekipin Suderelbe, ndërkohë që më parë ka veshur fanellën e Teutonia, Esen, BFC Dinamo, duke dalë në fillim nga moshat e Hamburgut. 

234431735_1643379474_v16_9_1200

Vlera e kartonit të tij sipas “Transfermarkt” është 125 mijë euro, ndërkohë që Krasniqi numëron edhe 3 paraqitje me Kosovën U21 ku ka shënuar edhe 2 gola.

22-4

Interesant është fakti se të dyja golat 24-vjeçari ia ka shënuar Kombëtares Shpresa të Shqipërisë, në vitet 2021-2022, njëherë ishte portier Burno Puja dhe njëherë Tafas. Të dy këto përballje kanë qenë të vlefshme për kualifikueset e Europianit U-21.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"