Ibrahimoglu zyrtarizohet në klubin turk dhe i jep lamtumirën Egnatias: Do të mbetem gjithmonë një tifoz

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2024 | 19:14

Ibrahimoglu zyrtarizohet në klubin turk dhe i jep lamtumirën Egnatias: Do të mbetem gjithmonë një tifoz

Melih Ibrahimoglu i ka dhënë lamtumirën Egnatias dhe që nga sot është zyrtarisht një futbollist i Koniaspor në Turqi. Futbollisti i cili u shpall kampion me rrogozhinasit, ka mbyllur shumë shpejt aventurën e tij në vendin tonë, ku erdhi vetëm në janar të këtij viti.

ibrahimoglu

Por duket se këta muaj dhe sukseset e njëpasnjëshme me skuadrën e Egnatias, do të mbeten përgjithmonë në mendjen e futbollistit që nënshkroi për tre vite me klubi e njohur turk.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai ka përshëndetur rrogozhinasit, duke theksuar se do të mbetet përgjithmonë një tifoz i tyre.

“E mbyll aventurën time shqiptare që nisi në janar me një titull kampion të sezonit të rregullt, një titull kampion dhe një Kupë. Është me të vërtetë  e vështirë për mua t’i them lamtumirë zotit president, drejtorit sportiv, trajnerit, shokëve të mi të skuadrës dhe tifozëve të dashur të Egnatias.

Do të mbaj në zemër gjithmonë çdo moment që kemi jetuar bashkë. Unë jam Melih Ibrahimoglu dhe do të jem gjithmonë një tifoz i Egnatias. Uroj që t’ju takoj përsëri një ditë”, shkruante ndër të tjera Ibrahimoglu në mesazhin e tij të lamtumirës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"