Ikona e futbollit gjerman masakron Ronaldon: Sjellje e turpshme, i besoja edhe unë marrëzitë rreth tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2024 | 22:32

Ikona e futbollit gjerman masakron Ronaldon: Sjellje e turpshme, i besoja edhe unë marrëzitë rreth tij

Kristiano Ronaldo mori skenën edhe një herë në kualifikimin e Portugalisë ndaj Sllovenisë, por jo me ndonjë gol spektakolar. Sjelljet e tij në fushë duke filluar nga penalltia e humbur, për të vazhduar me lotët para kamerave, kanë bërë xhiron e rrjetit. Por sipas ikonës së futbollit gjerman, Ditmar Haman, kjo tregon edhe një herë egon e shfrenuar te Ronaldos, i cili po bëhet më protagonist se sa duhet të Portugalia.

ronaldo

Duke komentuar ngjarjet e kësaj ndeshje, Haman argumentoi në “RTE” se Ronaldo kishte bërë sjellje të turpshme për një lojtar të këtij kalibri dhe se edhe trajneri Martinez duhej të kishte ndërhyrë për të ndalur këtë shfaqje.

Gabimi i Ronaldos – “Në moshën 39-vjeçare luan 120 minuta, humb një penallti dhe më duhet të them se e besova gjithë atë që thuhet se “Ronaldo është bërë lojtar skuadre sepse ka nevojë për skuadrën më shumë se më parë”. Edhe unë i besova këto budallallëqe, por mendoj se sonte ai tregoi përsëri fytyrën e tij të vërtetë. Ai humb penalltinë, fillon të qajë në fushë, ai fillon të qajë në pushimin e shtesave. Dhe unë mendova “është faji yt për gjithçka””.

Emocionet – “Ka një skuadër me 26 lojtarë, 20 punonjës, 30000 apo 40000 tifozë, nuk ka të bëjë me ty. Mundohem të jem objektiv, por unë bëja tifo për Slloveninë sepse reagimi më dukej i turpshëm, më dukej i pavend. Kurrë nuk kam parë asgjë të njëjtë, sepse sapo të shfaqësh emocione, sapo të emocionohesh, mbaron. Në atë moment, trajneri duhej të thoshte” “Duhet të dalësh, pasi nuk je në kushtet që të vazhdosh të luash”.

Egoja – “Duhet t’i jepet merita që ekzekutoi penalltinë e parë dhe e gjuajti mirë, ishte një penallti shumë e mirë, por siç thashë, i besova të gjitha ato gjëra që ‘Ronaldo është bërë lojtar skuadre’ dhe është absolutisht marrëzi. Ai mendon vetëm për veten e tij. Ai shënon penalltinë dhe u kërkon falje tifozëve, por nuk ka nevojë të kërkojë ndjesë. Ai do të jetë titullar në ndeshjen e radhës, por nuk shoh ndonjë rezultat tjetër përveç fitores së Francës”, tha Haman në analizën e tij për ndeshjen e mbrëmshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"