“Informoje veten mirë”, Tebas dhe Vinicius i hedhin “kunja” njëri-tjetrit: Presidenti njësoj si vetë racistët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2023 | 10:33

“Informoje veten mirë”, Tebas dhe Vinicius i hedhin “kunja” njëri-tjetrit: Presidenti njësoj si vetë racistët

Vinicius Zhunior ishte protagonist i një sherri të krijuar në ndeshjen Valencia-Real Madrid, me brazilianin që u ndje i fyer nga koret raciste ndaj tij.

vinicius tebas

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, sulmuesi i Realit akuzoi La Ligën që nuk ka marrë masat e duhura për raste të tilla, pasi nuk është hera e parë që ka ndodhur.

“Nuk është hera e parë, as e dyta, as e treta. Racizmi është diçka normale në La Liga. Në këtë kompeticion e shikojnë si diçka normale. Federata gjithashtu dhe kundërshtarët marrin kurajë. Kampionati që dikur i përkiste Ronaldinjos, Ronaldos, Kristianos dhe Mesit, sot i përket racistëve. Një shtet i bukur, që mua më mirëpriti dhe që unë e dua, por që pranon të eksportojë pamjen e një shteti racist në botë. Më vjen keq për spanjollët që nuk e pranojnë, por sot në Brazil, Spanja njihet si një shtet i racizmit. Dhe për fat të keq, për çdo gjë që ka ndodhur çdo javë, unë nuk jam mbrojtur. E pranoj. Por jam i fort dhe do të luftoj deri në fund kundër racizmit. Edhe pse mund të jetë shumë larg nga këtu”, shkruante Vini.

Por kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer aspak presidentit të La Ligës, Havier Tebas, i cili shkruan: “Meqë nuk ta kanë shpjeguar se çfarë është dhe se çfarë La Liga bën kundër racizmit, atëherë do ta themi ne, por ti nuk je paraqitur në të dyja datat që i ke kërkuar dhe vetë. Përpara se të kritikosh dhe provokosh La Ligën, është e rëndësishme që ti të informohesh mirë vetë Vinicius. Mos e lë veten të manipulohet dhe të kuptosh kompetencën dhe punën që po bën secili nga ne së bashku”.

Vinicius nuk hezitoi sërish të reagonte, duke sulmuar presidentin e La Ligës: “Dhe njëherë, pavarësisht kritikave raciste, presidenti i La Ligës shfaqet në rrjete sociale për të më sulmuar. Pavarësisht sa përpiqesh të mos e lexosh, pamja e kampionatit tënd është duke u lëkundur. Shiko reagimet në postimin tënd dhe do surprizohesh… Të mbrosh veten të bën ty njësoj si racistët. Unë nuk jam shoku yt që të flasim për racizmin. Unë dua të shikoj aksion dhe dënime. Hashtag-et nuk më bëjnë punë”, përfundoi futbollisti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"