Interes i jashtëzakonshëm, Reali shet të gjitha biletat për prezantimin e Mbape

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2024 | 17:07

Interes i jashtëzakonshëm, Reali shet të gjitha biletat për prezantimin e Mbape

Tifozët e Real Madridit kanë disa vite që prisin ta shihnin yllin francez, Kilian Mbape, me fanellën mbretërore. Duket se pritjes po i vijen fundi.  

mbape

25-vjeçari, të martën me 16 korrik do ta bëj prezantimin e tij në stadiumin ”Santiago Bernabeu”, në orën 12:00.   

Interesimi i tifozëve të Realit për të qenë të pranishëm në stadium është i jashtëzakonshëm. 

”Los Blancos” ka konfirmuar se tashmë janë shitur të gjitha biletat, plot 85 mijë tifozë do të jenë të pranishëm në ”Santiago Bernabeu”. 

Ai do ta vesh fanellën me numrin 9, derisa ka refuzuar atë me numër 10 për respekt të Luka Modriç.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"