Interi “kinez” hyn në histori, vetëm familja Morati ia kalon presidentit Stiven Zhang
Kupa e Italisë e fituar nga Interi përballë Fiorentinës, ka bërë që Stiven Zhang dhe drejtuesit kinezë të hyjnë në histori si një ndër grupet drejtues më të suksesshëm të zikaltërve.
Që kur kanë marrë drejtimin e Interit në vitin 2018, ky ishte trofeu i 5-të i tyre. Dhe kjo e bën Stiven Zhang presidentin e tretë më të suksesshëm në histori. Nën drejtimin e tij, Interi ka fituar një titull kampion (2021), dy Kupa Italie (2022, 2023) dhe dy Superkupa (2021, 2022).
Kështu, ai kaloi ish-presidentët Ivano Fraicoli dhe Ernesto Pelegrini, duke barazuar Xhaçinto Faketin në kuotën e 5 trofeve. Para tij është vetëm familja Morati, me Anxhelo Moratin i cili ka fituar 7 trofe dhe Masimo Moratin i cili ka fituar 11 në drejtimin e tij.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"