Investim 1.7 milionë euro, përfshihet nga flakët prona e trajnerit Nagelsman

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2024 | 23:42

Investim 1.7 milionë euro, përfshihet nga flakët prona e trajnerit Nagelsman

Një vatër zjarri ka shpërthyer në banesën e re, që është në ndërtim e sipër, të Julian Nagelsman, trajnerit të kombëtares gjermane.

 nagelsmann-678x450

Trajneri i kombëtares bleu në komunën e Fieberbrunn (rrethi Kitzbuhel) një pronë me sipërfaqe rreth 1000 metra katrorë, për të cilën shpenzoi 1.75 milionë euro. Sipas zjarrfikësve, ka pasur një zjarr të shkaktuar nga një shishe gazi gjatë punimeve.

Duke qenë se nuk dihej nëse ishte një bombol gazi i mbushur me gaz acetileni apo propan, pesë “shtëpitë në zonën e rrezikut dhe kantieri, me gjithsej 15 persona, u evakuan”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"