Ish-futbollisti i Holandës tallet me Sauthgejt: Po të heqë Bellingam duhet të dorëzojë edhe pasaportën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2024 | 23:21

Ish-futbollisti i Holandës tallet me Sauthgejt: Po të heqë Bellingam duhet të dorëzojë edhe pasaportën

Holanda nuk e pret me frikë përballjen me Anglinë, edhe pse shumëkush para EURO 2024 cilësonte “tre luanët” si pretendentë kryesorë për të fituar trofeun. Paraqitjet e anglezëve kanë lënë shumë për të dëshiruar dhe yjet që kanë në skuadër, kanë prodhuar shumë pak futboll në krahasim me atë që pritej.

assdaasdasdadsadsads

Sipas ish-futbollistit të Holandës, Ibrahim Afellaj, trajneri Garet Sauthgejt është fajtor pasi nuk i jep një identitet këtij ekipi.

“Me Anglinë realisht mendon ” çfarë po më shohin sytë!”. Nuk kanë asnjë lloj automatizmi. Nuk e dinë as çfarë do të bëjnë! As trajneri nuk e di. Ai dëshironte të hiqte Bellingam, Xhud në fushë po mendonte “çfarë po ndodh këtu?”. Kjo po, nëse heq Bellingam, ai duhet të dorëzojë edhe pasaportën e tij”, tha Afellaj, i cili mendon se anglezët reagojnë vetëm kur gjenden në vështirësi ekstreme.

“Në momentin kur Anglia është në disavantazh, lë pas krahëve çdo dyshim që ka dhe nis të rrezikojë, atëherë e kupton që mund të reagojnë”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"