Ish-kapiteni Gjata: Tomori në situatë shqetësuese, duhet reagim i shpejtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2024 | 15:36

Ish-kapiteni Gjata: Tomori në situatë shqetësuese, duhet reagim i shpejtë

Mungesa e informacionit zyrtar nga ana e klubit dhe Bashkisë Berat, si dhe pushimet e gjata po shqetësojnë sportdashësit beratas, që e shprehin me nota zemërimi gjithë revoltën e tyre ndaj strukturave përgjegjëse të Tomorit.

tomorii

Shqetësimi vërehet edhe disa prej figurave të njohura të Tomorit ndër vite. Në ambientet e stadiumit stërviten vetëm ekipet zinxhir, ndërsa të gjithë ngrenë supet me habi, kur pyeten nga “Panorama Sport” se ku janë drejtuesit. Ish-sulmuesi dhe kapiteni Edmond Gjata për gazetën komentoi me shqetësim situatë te Tomori. “Është vërtetë një situatë shqetësuese, sepse për momentin s’ka as skuadër dhe as trajnerë.

Koha fluturon shpejt, aq më shumë që Kategoria e Dytë është jo fort e lehtë për skuadrat e njohura. Kemi vuajtur në të Dytën, kur kishim skuadër cilësore dhe donator. Në këtë situatë do të kemi me siguri probleme. Në Bashki të reagohet sa më shpejt dhe të veprojnë me përgjegjësi, sepse kjo heshtje nuk më pëlqen aspak”, u shpreh ish-sulmuesi i njohur i Tomorit, Edmond Gjata.

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"