Ish-kapiteni i bavarezëve dhe shok skuadre me trajnerin e ri, Van Bujten: Më befasoi Kompani te Bajerni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2024 | 23:12

Ish-kapiteni i bavarezëve dhe shok skuadre me trajnerin e ri, Van Bujten: Më befasoi Kompani te Bajerni

Pas një kërkimi disa mujor për një trajner, i cili u karakterizua nga shumë refuzime, gjermanët e kanë gjetur në më fund, fjala është për Vinsent Kompani, i cili ka firmosur kontratë 3-vjeçare.

asddsadsadsadadasadsjIsh-lojtari i Bajernit dhe ish-shoku i skuadrës së Kompanisë te Belgjika, Daniel van Bujten është shprehur i befasuar nga zgjedhja e tij: “Unë e njoh Visent për një kohë të gjatë. Ai është i ri, që do të thotë se është një mundësi, por edhe një rrezik.

Atij fillimisht do t’i duhet ende të mësohet me mjedisin në Mynih dhe presionin. Shumë trajnerë kanë dështuar në Mynih, madje edhe me emra të rëndë, gjithësi i uroj fat Kompanisë”, e mbylli Van Bujten. Në harkun e një viti Bajern Mynih ka ndryshuar 3 trajnerë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"