Ish-kapiteni i Gjermanisë, Filip Lahm: Kemi shumë boshllëqe para Spanjës, mbrojta jonë fut ende ujë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2024 | 15:28

Ish-kapiteni i Gjermanisë, Filip Lahm: Kemi shumë boshllëqe para Spanjës, mbrojta jonë fut ende ujë

Ish-kapiteni i Gjermanisë, Filip Lahm është evidentuar shumë i shqetësuar përpara ndeshjes me Spanjën. Dueli me Danimarkën ka nxjerrë në pah probleme të theksuar në lupën e Lahmit, si në prapavijë, ashtu edhe ne fazën ofensive:

lahm

“Mbrojta jonë fut ende ujë. Fakti që Manuel Nojer u detyrua të na shpëtonte në disa raste, tregoj se nuk jemi aq kompaktë. Edhe ndërtimi i aksioneve nuk kishte rrezikshmërinë e duhur. Kërkohet më shumë fleksibilitete në manovra sulmues. Kundër Spanjës nuk ka për të qenë e lehtë, shumë herë me e ndërlikuar sesa karshi danezëve. Për këtë jam i bindur”, përfundoi Ambasadori i Kampionatit Europian 2024 Filip Lahm.

Gjermania do të masë forcat me iberikasit ditën e premte në stadiumin e Shtutgartit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"