Ish-kapiteni Orelesi merr dy poste drejtuese tek Apolonia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2024 | 14:50

Ish-kapiteni Orelesi merr dy poste drejtuese tek Apolonia

Apolonia është në organizim e sipër për sezonin e ri. Fierakët synojnë që t’i japin fund tranzicionit të gjatë dhe të rikthehen në nivelet më të larta të futbollit shqiptar. Klubi, përveç punës në heshtje në merkato për skuadrën e re, ka riorganizuar edhe stafin teknik duke plotësuar çdo hallkë të nevojshme.

Orelesi-1edited

Apolonia do të drejtohet nga trajneri Artan Mërgjyshi me ndihmës ish-mesfushorin Nuredin Orelesin, si dhe Josel Shtrepi, trajneri i portierëve. Risia e strukturës së re është emërimi i Nuredin Orelesit në postin e zv.trajnerit. Nigeriani u afrua në klub para dy viteve, fillimisht si pjesë e skuadrës të drejtuar nga trajneri Klevis Dalipit dhe prej ditës së hënë iu besua posti i zv.trajnerit të Apolonisë. Mirëpo, kjo nuk do të jetë detyra e parë dhe e vetme. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se ish-kapiteni Orelesi do të jetë gjithashtu menaxheri i ri i skuadrës.

Presidenti Koço Kokëdhima ka si qëllim të afrojë në klub sa më shumë lojtarë të huaj, kryesisht të moshave nga 17 deri 20 vjeç, kryesisht nga shtete të ndryshme të Afrikës. Orelesi tashmë ka dy detyra kyçe, atë të zëvendëstrajnerit dhe të menaxherit në merkato. Ai, bashkë me drejtuesit e tjerë të klubit dhe sigurisht stafin teknik, do të përpiqen të sjellin në skuadër futbollistët e duhur për të përmbushur objektivat e Apolonisë. Në fier priten disa afrime “big”, të paktën katër të tilla, por njëkohësisht edhe të rinj nga kampionate të huaja.

Hilmi Saliu- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"