Ish-mbrojtësi apel për shpëtimin e futbollit beratas. Çobo: Ja kush po e shkatërron Tomorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2024 | 16:00

Ish-mbrojtësi apel për shpëtimin e futbollit beratas. Çobo: Ja kush po e shkatërron Tomorin

Intensifikohen kritikat dhe rritet presioni nga ana e ish- futbollistëve beratas për situatën ku ndodhet aktualisht Tomori. Klubi është duke përjetuar një nga krizat më të thella në 3 dekadat e fundit, pasi për momentin nuk ka asnjë sinjal shprese për grumbullimin e ekipit.

tomorii

Ish-mbrojtësi beratas, Julian Çobo, për “Panorama Sport” u shpreh: “Nuk kemi ndeshur kurë më parë një situatë të tillë, sepse kemi lënë pas gjysmën e korrikut dhe nuk ka as skuadër dhe as staf teknik. Në këtë periudhë e në situata normale, Tomori kishte nisur stërvitjen edhe kur ndodhej sikurse tani në Kategorinë e Dytë. Situata është alarmante dhe unë direkt bëj përgjegjës klubin dhe bashkinë. Ato po tallen me një qytet dhe historinë që ka skuadra beratase.

Nuk e kuptoj se përse hesht klubi, pasi jemi vetëm ne ish-lojtarët dhe tifozët që ngremë zërin dhe denoncojmë publikisht të gjithë zyrtarët e pa aftë që po shkatërrojnë Tomorin. Të gjithë kanë detyrimin t’i shërbejnë futbollit, se për atë paguhen, e kanë detyrim. Në të kundërt të zhduken të gjithë, sepse boll e shkatërruan Tomorin”.

EDI SPAHIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"