Ish-mbrojtësi i Burrelit mbetet në të Parën, Pogradeci e bind për një sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2024 | 14:30

Ish-mbrojtësi i Burrelit mbetet në të Parën, Pogradeci e bind për një sezon

Endrit Kastrati, pas përfundimit të kontratës me Burrelin, ka vendosur që ta vazhdojë sërish karrierën në Kategorinë e Parë. Mbrojtësin kosovar  në sezonin e ri pritet që ta shikojmë me fanellën e Pogradecit, skuadër e cila vjen si debutuese nga e Dyta.

KASTRATI BURRELI

“Panorama Sport” ka mësuar nga burime pranë lojtarit se parimisht është gjetur akordi mes palëve, që Kastrati të kontribuojë për pogradecarët në edicionin 2024-2025. Mësohet se 26-vjeçari nga Drenasi ka pranuar që të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare me liqenorët, që drejtohen nga trajneri Samuel Nikaj. Me skuadrën matjane mbrojtësi kosovar është aktivizuar në dy sezonet e fundit. Në 30 ndeshjet e aktivizuar në edicion që lamë pas, ai shënoi 3 gola, si dhe u ndëshkua me 7 kartonë të verdhë dhe njëherë me të kuq. Me këtë afrim, pogradecarët përforcojnë krahun e majtë të mbrojtjes.

NDERIM GOCI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"