Ish-mbrojtësi i “tre luanëve” kritikon ashpër Anglinë: Po sfidon logjikën e futbollit, e pamundur të luash kaq keq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2024 | 23:13

Ish-mbrojtësi i “tre luanëve” kritikon ashpër Anglinë: Po sfidon logjikën e futbollit, e pamundur të luash kaq keq

Xhemi Karrager, ish-mbrojtësi i njohur anglez, mendon se përfaqësuesja e vendit të tij po sfidon logjikën e futbollit duke vazhduar të jetë në garë në turne edhe pse po luan shumë keq. Ndeshjet e fundit të Anglisë kanë lënë shumë për të dëshiruar me paraqitje të dobëta dhe përmbysje që i hapën rrugën drejt gjysmëfinaleve.

karrager

Por për Karrager, ekipi nuk është aspak në nivelin e një skuadre që e meriton të jetë fituese e nëj turneu, siç shpjegoi në editorialin e tij për “The Telegraph”.

“Kur mendon për fituesit e nivelit elitar si Franca në vitin 2000, apo Spanja në vitin 2008 dhe 2012, ato janë ende të freskët në kujtimet e mia. Nëse Anglia i shkon deri në fund, ajo nuk do të rreshtohet në një grup kaq të vlerësuar. Ajo që do të kemi dëshmuar ne, do të jetë e krahasueshme me fitoret  e Greqisë në vitin 2004, apo Portugalisë në vitin 2016, kur një seri paraqitjesh nën nivel solli një sukses shumë pak të mundshëm.

Ashtu siç ndodhi me portugezët 8 vite më parë, Anglia po sfidon logjikën e futbollit që të jetë ende në lojë, Është jashtëzakonisht e pazakontë që një përfaqësuese e fortë të luajë në mënyrë konstante kaq keq në një turne madhor dhe të arrijë gjysmëfinalet”, shkruante ai në editorialin e tij.

“Nuk mund t’i shmangemi realitetit. Ne nuk mund ta maskojmë këtë në një mënyrë tjetër. Anglia ka qenë jashtëzakonisht me fat, fillimisht ndaj Sllovakisë dhe tani ndaj Zvicrës. Ka kaluar në katërshen e fundit pavarësisht paraqitjeve që ka bërë, jo nëpërmjet tyre”, theksoi ish-mbrojtësi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"