Ish-mbrojtësi Kafu flet haptazi: Milani të fuste frikën dikur, ja çfarë i mungon tani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2024 | 14:36

Ish-mbrojtësi Kafu flet haptazi: Milani të fuste frikën dikur, ja çfarë i mungon tani

Ish-mbrojtësi i Milanit, Markos Kafu, në një intervistë të gjatë për “Il Messaggero” tha se kuqezinjtë duhet të gjejë stabilitetin te drejtuesit pas largimeve të Boban dhe Maldinit, ndërsa shtoi se skuadra nuk ka më lojtarë si Dida, Kaka, Pirlo apo Inzagi.Cafu“Te Milan ka shumë ndryshime, kjo vjen pasi në verën e shkuar iku Maldini dhe para tij u largua Boban. Tashmë, drejtuesit duhet të gjejnë mënyrën për ta rikthyer skuadrën në nivelet që i takon, Milan ishte një skuadër që të “fuste frikën”.

Çfarë i mungon tani? E thjeshtë, mungon Dida, Kafu, Nesta, Maldini, Gatuzo, Pirlo, Sedorf, Kaka, Shevçenko dhe Inzagi. Bëj shaka, por dua të theksoj se ju mungon pikërisht kjo larmishmëri lojtarësh. I mungojnë lojtarët me eksperiencë, dhe eksperienca përfitohet duke luajtur në kompeticione si Liga e Kampioneve”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"