Ish-mesfushori Doçi: Vllaznia e kalon Valurin, duhet një partner për Balajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2024 | 14:51

Ish-mesfushori Doçi: Vllaznia e kalon Valurin, duhet një partner për Balajn

Edmond Doçi, ish-mesfushori i Vllaznisë, aktualisht trajner i U21 i Vllaznisë në një intervistë për “Panorama Sport” ka folur për merkaton e deritanishme të ekipit kuqeblu.DOCIAi ka vënë theksin tek afrimet e deritanishme e po ashtu edhe te lojtarët e larguar nga skuadra. Doçi e sheh ekipin drejt kompletimit, por shton se ekipi ka nevojë edhe për disa ndërhyrje të kujdesshme. Në lidhje me shortin e Vllaznisë në Ligën e Konferencës ai duket optimist se shkodranët do të mund të kalojë në turin tjetër në dy betejat me Valurin.

Si e shikoni merkaton e deritanishme?

Merkato e Vllaznisë deri më tani është e kujdesshme dhe me lojtarë që i kanë dhënë tonin kampionatit shqiptar, por duket se puna me afrimet nuk ka përfunduar akoma me sa po flitet.

Në cilin repart duhet të bëhet më shumë që ekipi të jetë i plotë?

Ekipi duket i plotë për momentin, por mendoj që të ketë dublues për çdo pozicion. Mendoj se duhet një mbrojtës i majtë dhe një sulmues për të ndihmuar edhe Balajn kur ekipi ka nevojë për të luajtur me dy sulmues.

Mendoni se duhet të ishin mbajtur disa nga lojtarët që u larguan nga ekipi në këtë merkato?

Me sa di, ka pasur kontakte për bashkëpunim dhe përderisa ka pasur kontakte, do të thotë që ekipi ka pasur nevojë për ata djem. Por nuk e di arsyen përse sot ata janë larg Vllaznisë.

Si e shikoni kundërshtarin e Ligës së Konferencës?

Kundërshtari është një ekip, që nga karakteri ka lojën fizike dhe ndoshta është në gjendjen optimale, por mendoj që Vllaznia i ka forcat për ta kaluar. E kemi bërë edhe më përpara këtë. Vllaznia është një ekip që lufton gjithnjë të kalojë turet. Mendoj se i ka të gjitha mundësitë të kaloje në raundin tjetër.

ADMIR URUÇI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"