VIDEO/ Ish-mesfushori i “Zonjës së Vjetër” plas bombën: VAR-i u instalua në Serinë A që Juventusi të mos fitojë më kampionate!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2022 | 14:38

VIDEO/ Ish-mesfushori i “Zonjës së Vjetër” plas bombën: VAR-i u instalua në Serinë A që Juventusi të mos fitojë më kampionate!

Episodi i anulimit të golit të 3-2 të Milik në minutën e 90+5′ ndaj Salernitanës, vijon ende të jetë temë e nxehtë debati.

MASIMO MAURO

Së fundmi në emisionin e njohur italian “Pressing Lunedi”, ishte ish-mesfushori i Juventusit, Masimo Mauro ai që ka lëshuar bombën sa i përket teknologjisë VAR ku deklaron se ky sistem u instalua për të ndërprerë ecurinë e triumfeve të njëpasnjëshme të bardhezinjve në kampionat:

“VAR-i u instalua në Serinë A që Juventusit t’i ndalohej të fitonte sërish kampionate!

Më pas ka fituar katër të tjerë radhazi dhe të gjithë e kuptuan që gjithmonë fiton më e forta.

Theksoj se VAR-i u prezantua me idenë se Juventusi nuk do të fitonte më kurrë!”, përfundoi ish-lojtari i bardhezinjve, Masimo Mauro.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"