Ish-presidenti Gjika, kritik me lëvizjet në kampin vlonjat: Flamurtari po përsërit gabimin, i pari duhet trajneri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2024 | 9:28

Ish-presidenti Gjika, kritik me lëvizjet në kampin vlonjat: Flamurtari po përsërit gabimin, i pari duhet trajneri

Situata aktuale e skuadrës po shikohet me këndvështrime të ndryshme nga opinioni futbolldashës në Vlorë. Shpëtim Gjika nuk i ka kursyer kritikat për Flamurtarin.gjikaIsh-presidenti më karizmatik i vlonjatëve ka komentuar së fundmi në një status në faqen e klubit në “Facebook”, teksa prezantoheshin dy afrimet e fundit, mbrojtësi Ilir Allmuça dhe portieri Stivi Frashëri. Sipas Gjikës, së pari duhet përzgjedhur trajneri dhe stafi teknik e më pas lojtarët që do të përfaqësojnë fanellën kuqezi në gjatë sezonit të ri. Sipas ish-presidentit, Flamurtari po përsërit të njëjtin gabim, si në të shkuarën.

“Duke i uruar suksese ekipit dhe lojtarëve të rinj të Flamurtarit, mendoj se është duke u ripërsëritur i njëjti gabim. Fillimisht duhet përzgjedhur trajneri dhe ky së bashku me stafin teknik të përcaktojnë nevojat dhe prioritetet. Kështu si po veprohet edhe këtë vit, kushdo trajner që të vijë në qoftë se dështon, do thotë nuk e bëra unë ekipin sipas vizionit tim”, shkruan ishkryebashkiaku i Vlorës dhe njëkohësisht edhe ish-president i Flamurtarit.

TRAJNERI PEZULL- Në Vlorë nuk e kanë ndarë ende mendjen për trajnerin e ri. Ditë më parë administratori Sinan Idrizi deklaroi për “Panorama Sport” se trajneri i ri i skuadrës do të jetë i huaj dhe që ka drejtuar më herët në Shqipëri. Gjithsesi, ditët kalojnë, por trajneri i huaj nuk po duket në horizont. Orët e fundit në ambientet e klubit po qarkullojnë edhe dy emra të rinj si kandidatë për stolin. Ata janë italianë dhe bëhet fjalë për 57-vjeçarin Xhovani Kolela, i cili e njeh mirë kampionatin shqiptar, teksa aventurën në vendin tonë e nisi në sezonin 2021-2022 te Apolonia, ndërkohë që në sezonin 2022-2023 u shpall kampion me Partizanin.

Aktualisht Kolela është trajner i lirë. Rodolfo Vanoli, ish- trajneri i Dinamos, është një tjetër kandidat i lakuar. Idrizi duket se është i dashuruar me italianët, pasi pëlqen edhe Serse Kozmin. Pista e Diego Longos tashmë ka rënë për shkak të Elbasanit. Në lojë janë edhe Mladen Milinkoviç, 56-vjeçari që është pa një skuadër dhe më parë ka drejtuar Luftëtarin dhe Kukësin, si dhe ish-trajneri serb i Apolonisë dhe Bylisit, Velkjo Dovedan.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"