Ish-sulmuesi Volumi: Vllaznia e dobët, ka nevojë për ndërhyrje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2024 | 9:22

Ish-sulmuesi Volumi: Vllaznia e dobët, ka nevojë për ndërhyrje

Vllaznia la një shije të hidhur me eliminimin nga Liga e Konferencës.

volumi

Jo se është dramë që të dalë që në turin e parë, por për mënyrën si luajti skuadra kuqeblu ndaj Valurit në stadiumin “Loro Boriçi”, ku u turpërua me 4 gola të pësuar para tifozëve të saj. Alban Volumi, ish-lojtar i Vllaznisë ka folur për “Panorama Sport” në lidhje me atë humbje të thellë, por edhe për të ardhmen e skuadrës shkodrane. Ai e sheh domosdoshmëri futjen në merkato të klubit, pasi me skuadrën aktuale Vllaznia nuk mund të luftojë për titull.

Volumi, a e mendonit se Vllaznia do të eliminohej nga Valuri, duke ditur që në Islandë kishte barazuar 2-2?

Nuk e mendoja atë eleminimtë turpshëm të Vllaznisë në ndeshjen e kthimit të Ligës së Konferencës. Nuk e mendoja kurrë atë lloj eliminimi për vetë faktin se luante me një ekip që ishte pothuajse në një nivel me ne. Po, ashtu, duke u nisur nga paraqitja e lojtarëve të Vllaznisë në ndeshjen e parë në Islandë, prisja diçka tjetër në Shkodër.

Çfarë ngjau, sipas jush, me Vllazninë në takimin e dytë ndaj Valurit?

Duke analizuar ndeshjen e kthimit në Shkodër do të thosha se humbja me atë rezultat të thellë, me mënyrën si rrodhën ngjarjet, ishte e paevitueshme. Ekipi në asnjë moment nuk tregoi dëshirë për fitore, nuk impononte ritëm apo intensitet loje kundërshtarit për ta detyruar të gabonte. Përkundrazi, ishin islandezët ata që navunë në presion që në fillim tëtakimit, duke realizuar dy golatë shpejtë. Vllaznia në mbrojtjenuk ishte mirë dhe fizikisht nukm’u duk e freskët.

Ku i kishte kjo skuadër pikat e dobëta të saj, përveç mbrojtjes?

Ndoshta edhe skema e aplikuar nga trajneri, me një mesfushë nëformë rombi, nuk ishte e duhura. Konstatova që për disa lojtarëishte mjaft e vështirë të shpreheshin siç duhej në fushë.

Si i shikoni lojtarët e afruar në merkato, duke gjykuarnga ajo çfarë ata kanë dhënë në dy takimet europiane?

Në sulm ekipi nuk ishte i rrezikshëm, i mungonte shpejtësia eveprimeve ndërmjet lojtarëve. Opsionet në sulm mungonin dhepo ashtu pati edhe problemeteknike të lojtarëve.

Ku duhet bërë më shumë në merkato për sezonin e ri?

Mendoj se duhet ndërhyrë nëmerkato sa më shpejt të jetë emundur. Çdo repart ka nevojë,por mbrojta duhet fuqizuar, mesfusha ka nevojë për lojtarëkrahësh dhe një organizator.Edhe në sulm ndoshta Vllaznisëi duhet një “9” i fshehur, aponjë sulmues tjetër me karakteristikat e Balajt, i cili u munduagjatë gjithë kohës, por nuk ndihmohej nga të tjerët, sepsembrojtësit islandezë ishin tëgjatë.

Me këtë kontigjent që ka skuadra dhe atë që keni parë në dy ndeshjet me Valurin, a mund të luftojë kjo Vllazni për titull?

Me aq sa pashë, nuk mendojse Vllaznia mund të luftojë përtitull këtë sezon. Sa nuk ështëvonë, kanë akoma kohë për tëndërhyrë në merkato. Në fakt,është e vështirë në këtë fazëtë merkatos të gjesh lojtarëcilësorë, si ata që i nevojitenVllaznisë.

A. URUÇI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"