“Ishe burim frymëzimi për ne”, ish-mbrojtësi mesazh të ndjerë për Bejkush Birçen pas ndarjes nga jeta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2024 | 12:11

“Ishe burim frymëzimi për ne”, ish-mbrojtësi mesazh të ndjerë për Bejkush Birçen pas ndarjes nga jeta

Ish-mbrojtësi i Partizanit të artë të viteve ‘70-‘80, Kastriot Hysi, ka bërë një mesazh në rrjetet sociale pas ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit shqiptar, Bejkush Birçe.BIRCE“Me keqardhje të thellë, ndaj lajmin për humbjen e Profesorit dhe Trajnerit tim të dashur Bejkush BIRÇE, i cili ka qenë një legjendë e Kombëtares dhe e  Futbollit. Një njeri me pasion të pakufishëm për Sportin dhe Edukimin, që ka ndikuar shumë në jetën time dhe të shumë Futbollistëve duke punuar me përkushtimin dhe urtësinë e tij. Trashëgimia e tij do të jetojë përmes të gjithë atyre që ai ka bërë dhe gjithmonë do mbete Burim frymëzimi. U Prehsh në Paqe, Profesor! Mirënjohje shumë të madhe për gjithçka që ke bërë”, shkruante ish-mbrojtësi legjendar i Partizanit, Kastriot Hysi.WhatsApp Image 2024-06-30 at 12.04.30PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"