Ishin të interesuar për të blerë shërbimet e Mario Mitajt, Juventusi “trembet” nga Beshiktashi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2024 | 23:59

Ishin të interesuar për të blerë shërbimet e Mario Mitajt, Juventusi “trembet” nga Beshiktashi

Ka javë të tëra që qarkullojnë zërat se klubi i Juventusit është duke shikuar opsionin e blerjes të mbrojtësit shqiptar Mario Mitaj, për të rregulluar problemet e shumta që kanë në repartin e majtë difensiv të ekipit.

MITAJ

Megjithatë, klubi bardhezi ka qenë i zënë me punë të tjera, ku këto ditët e fundit, zyrtarizoi edhe nënshkrimin me trajnerin e ri Tiago Mota. “Zonja e Vjetër” çalon në shumë reparte dhe supozohet që do të bëjë një merkato të fuqishme, që të mund t’i mbulojë këto boshllëqe.

Tani, Juventusit i shtohet edhe një problem tjetër, sepse Mitaj ka rënë në radarët e Beshiktashit. Klubi turk thuhet që i ka bërë një ofertë konkrete Lokomotivës së Moskës për të blerë kartonin e mbrojtësit shqiptar. Këto nuk janë lajme të mira për klubin torinez, që duke parë interesimin më të lartë të turqve, mund të shikojnë për një emër tjetër që të transferojnë për repartin e mbrojtjes.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"