“Ishte e shkruar në yje që duhet ta fitonim”, Guardiola nuk i fsheh emocionet: E vështirë për ta përshkruar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2023 | 0:17

“Ishte e shkruar në yje që duhet ta fitonim”, Guardiola nuk i fsheh emocionet: E vështirë për ta përshkruar

Mançester Siti u shpall kampion i Europës duke mundur në finale Interin me rezultatin 1-0. Pep Guardiola nuk i fshehu emocionet duke thënë se ky titull ishte më se i merituar dhe gjithashtu i bëri thirrje UEFA-s dhe FIFA-s që t’i jepte një pushim të gjatë lojtarëve.

guardiola

“I lodhur, i qetë, i kënaqur. Është e vështirë për ta përshkruar.

Jini të qetë i thashë në pjesën e parë. Ju duhet të keni fat. Edersoni ose rastet e tyre, ata mund të barazonin. Ky kompeticion është si një monedhë.

Ishte e shkruar në yje. Na përkiste neve.

Ne nuk ishim në nivelin tonë më të mirë. pas Kupës së Botës, skuadra bëri një hap përpara dhe ne ishim aty. Nuk ishte performanca jonë më e mirë.

Nuk kam energji të mendoj për sezonin tjetër, është e pamundur. Ne na duhet një pushim, një pushim shumë i gjatë.

Lojtarët tanë kanë ndeshje ndërkombëtare tani. UEFA dhe FIGA, mendojeni pak. Premier Liga mbaroi para dy apo tre javësh, tani lojtarët duhet të kthehen në fushë. Është shumë. Ne sërish do t’ia nisim nga zero sezonin e ardhshëm.

Ne do të festojmë në hotel me familjet dhe miqtë. Të hënën do të bëhet parada në Mançester. Me këtë kompeticion, tripleta ishte shumë e vështirë”, u shpreh Guardiola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"