“Ishte shkruar të largohem, që të fitojë Napoli”, Kulibali: Në Arabi për të ndihmuar familjen dhe kushërinjtë
Kalidu Kulibali u largua nga Çelsi duke firmosur me Al Hilal në kampionatin arab. Mbrojtësi senegalez ka dhënë një intervistë në lidhje me kalimin e tij në Arabi si edhe të shkuarën me Napolin, ku luftoi për shumë vite për titullin kampion por pa arritur ta fitojë.
Ai do të përfitojë 30 milionë euro në sezon me Al Hilal dhe ka pranuar se ka shkuar në Arabi që të ndihmojë familjen e tij por edhe kushërinj që kanë nevojë.
Unë jam i lumtur sepse si musliman mbërrij në vendin e duhur. Dhe unë jam i emocionuar që jam një nga të parët që do të luaj në një kampionat në zhvillim, shpresoj të ndihmoj Arabinë Saudite dhe Al-Hilal të shkruajnë një histori të re sportive. Përveç kësaj, kjo kontratë shumë e rëndësishme.
Unë do të jem në gjendje të ndihmoj familjen time që të jetojë mirë, nga prindërit e mi te kushërinjtë e mi, dhe mbi të gjitha të mbështes aktivitetet sociale të shoqatës sime ‘Capitane du Coeur’ në Senegal
Napoli? Jam shumë i lumtur për titullin. Kam luftuar për të për tetë vjet dhe të gjithë thonë se po të kisha qëndruar do ta kisha fituar edhe unë, por besoj te fati. Kështu ishte e shkruar, duhej të largohesha për të parë Napolin kampion të Italisë”, shprehet Kulibali.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"