Ishujt Faroe ndryshojnë planin e Shqipërisë, ja axhenda e Kombëtares për transfertën më të vështirë
Kombëtarja shqiptare arriti të fitonte ndaj Moldavisë me rezultatin 2-0, duke shënuar 3 pikëshin e parë në shtëpi. Pak ditë më vonë kuqezinjtë do të përballen me Ishujt Faroe në transfertë, aty ku synohet një tjetër fitore.
Transferta për në Ishujt Faroe, është transferta më e vështirë për kuqezinjtë për sa i përket axhendës dhe planit duke qenë se është një transfertë që zgjat disa orë nga Tirana. Veç distancës, Ishujt Faroe është një vend që karakterizohet nga era e madhe që fryn, teksa edhe ndeshja luhet në një stadium me fushë sintetike.
Kjo ka bërë që stafi të vendosë që të niset ditën e nesërme dhe në orën 17:00 pritet që kuqezinjtë të mbërrijnë në Ishujt Faroe. Seanca e parë stërvitore për kuqezinjtë para kësaj ndeshjeje, do të zhvillohet pikërisht në vendin ku luhet ndeshja, duke nisur nga ora 19:00. Ndërkohë, të hënën do të zhvillohet edhe stërvitja e fundit zyrtare në orën 19:00 ndërkohë që konferenca e shtypit do të jetë në orën 18:15.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"