Itali-Zvicër, dueli ku yjet e ekipit janë portierët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2024 | 9:37

Itali-Zvicër, dueli ku yjet e ekipit janë portierët

Shpesh dhe sidomos kur gjërat nisin të bëhen serioze, siç mund të jenë 1/8-at e një Europiani, ata që duhet të marrin skuadrën mbi shpatulla janë kampionët e mëdhenj, lojtarët e golit, qofshin këta sulmues apo mesfushorë. Por ka edhe ndeshje si Itali-Zvicër, kur yjet më të mëdhenj të skuadrës janë pikërisht portierët e tyre.

Capture

I pari, Xhanluixhi Donaruma, është ende në hapat e parë të karrierës, por ndërkohë me intuitën e tij mes shtyllave i ka dhënë tashmë “Axurrëve” një Europian, atë në edicionin e kaluar në “Uembli”, ku me pritjet vendimtare mes lojës dhe mes lotarisë së penalltive dërgoi të tijtë në çatinë e Europës. I dyti, Jan Zomer, është në fundin e karrierës, por ndërkohë reflekset janë ende të një adoleshenti dhe Italia e di më mirë se kushdo tjetër këtë.

Kjo, pasi me dy pritjet që i bëri Zhorzhinjos mes shtatorit e nëntorit 2021 i la jashtë Botërorit të kaltrit dhe sot do të provojë t’i tregojë derën e daljes nga Europiani. Donaruma deri tani është i dyti për pritje pas Mamardashvilit të Gjeorgjisë, me 16 gola të sigurt të shpëtuar, ndërsa Zomer (i treti në renditje) është në kuotën 11. Prandaj, sot më shumë se kurrë, çerekfinalet do të kalojnë nga dorezat e dy portierëve.

JETON STAMOLLA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"