“Italia është shtëpia e futbollit taktik”, Murat Jakim: Kemi praktikuar penalltitë, shpresoj që të jemi triumfues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2024 | 21:49

“Italia është shtëpia e futbollit taktik”, Murat Jakim: Kemi praktikuar penalltitë, shpresoj që të jemi triumfues

Zvicra do të përballet ditën e nesërme kundër Italisë në “Olimpiastadion” të Berlinit, takim i vlefshëm për raundin e 1/8-ave të Kampionatit Europian 2024. Në prag të takimit, trajneri i Zvicrës, Murak Jakin, ka folur në konferencën tradicionale për mediat, ku ka folur në lidhje me ndeshjen por edhe për kundërshtarin e nesërm:

Capture

“Ne kemi pasur kohë që të praktikojmë penalltitë. Të gjithë patën mundësinë të gjuajnë nga një në stërvitje dhe ne mbajtëm disa shënime. Por, sigurisht, nuk është e njëjta gjë kur je nën presion dhe në një situatë stresuese. Ne kemi eksperiencën nga kompeticioni i kaluar, por shpresoj që loja të na shohë ne triumfues.

Ne kemi luftuar shumë që të shkojmë deri këtu, dhe janë ndeshje shumë speciale. Në çdo vit, kombëtarja zviceriane ka zhvilluar lojëra interesante. Jemi shumë të lumtur që do të luajmë kundër Italisë, do të jetë një lojë shumë e hapur. Nuk dua të them se kush do të jetë favoriti. Ne i dimë kualitetet e tyre, taktikat e tyre dhe temperamentin, pra do jetë diçka speciale dhe ne shpresojmë që do të jetë një ndeshje e njëjtë me ato që kemi zhvilluar me ta më përpara.

Italia është shtëpia e futbollit taktik, dhe mua më pëlqen shumë se si ata i bëjnë gjërat. Ata mbrojnë si një skuadër dhe si një shpirt i vetëm. Ne jemi përgatitur për gjithçka, por në fund duhet të fokusohemi te sistemi im, që duhet t’i kontrollojmë kundërshtarët dhe t’i surprizojmë ata.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"