“Jam trajneri më i zhgënjyer në botë”, Pioli: Interi skuadër e fortë, hoqi Barçën nga Champions-i! Ju tregoj keqardhjen më të madhe…
Milani u eliminua në gjysmëfinalen e Champions-it, teksa u mposht në të dy përballjet nga Interi në euroderbin e dominuar nga zikaltrit. Në lidhje me këtë disfatë, foli edhe trajneri Pioli, që në deklaratën e dhënë për mediat italiane pas ndeshjes, ndër të tjera deklaroi:
“Ka vetëm zhgënjim, jam trajneri më i zhgënjyer në botë, është e vërtetë që arritëm në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duhet të jemi krenarë për këtë, por është e qartë se kemi ëndërruar për finalen dhe kemi dashur të mposhtim rivalët tanë. Mosarritja na shkakton zhgënjim, por ne duhet të fokusohemi te kampionati.
Zhgënjimi i vërtetë do të ishte mos luajtja në Champions League vitin e ardhshëm. Keqardhja me e madhe janë 10 minutat e para të ndeshjes së parë dhe nuk kemi shënuar në rastet tona sot. Luajtëm mirë sot, por nuk ishim në gjendje të ngrinim nivelin tonë sa duhet.
Interi na ndëshkoi në tranzicion, ato ishin situata me të cilat duhej të përballonim më mirë dhe nuk ia dolëm.
Këtë vit arritëm të jemi konkurrues në Champions League, më pak në kampionat. Në fund të sezonit do të bëjmë vlerësimet tona, për të kuptuar se çfarë funksionoi dhe çfarë jo. Është një sezon që mund t’i kishte mësuar shumë Milanit dhe ne kemi mësuar shumë për vitin e ardhshëm.
Interi është një skuadër e fortë, ata u kualifikuan në grup pasi mundën Barcelonën, e cila është një skuadër që fitoi La Ligën. Edhe ne jemi të fortë, të mos kesh Leaon në formën më të mirën e tij është një keqardhje tjetër.
Sot nuk na dominoi Interi, kemi luajtur mirë, ashtu si në pjesën e dytë të ndeshjes së parë. Në këto ndeshje Interi na shënoi gol në mundësitë e para që krijoi, ne nuk ia dolëm”, deklaroi Pioli.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"