Janë përballur në 14 ndeshje me njëra-tjetrën, zbuloni statistikat speciale të duelit Holandë-Turqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2024 | 20:45

Janë përballur në 14 ndeshje me njëra-tjetrën, zbuloni statistikat speciale të duelit Holandë-Turqi

*Holanda dhe Turqia janë pjesë e çerekfinaleve të Europianit për herë të parë pas 16 vitesh, ku do të përballen me njëra-tjetrin në Berlin.

turqi holande

*Asnjë ekip nuk ka shkuar më larg sesa Europiani i vitit 2008, kur Holanda u mposht nga Rusia në kohën shtesë, ndërsa Turqia arriti të mposhte Kroacinë me penallti për të kapur gjysmëfinalet për herë të parë.

*Turqia dhe Holanda janë përballur në 14 ndeshje me njëra-tjetrën dhe bilanci është 6 fitore për “Tulipanët”, 4 ndeshje kanë përfunduar në barazim dhe 4 ndeshje në fitoren e turqve.

*Holanda ka arritur të realizojë 21 gola, ndërsa Turqia ka shënuar 14 gola.

*Kjo është pjesëmarrja e 11-të për skuadrën e Holandës në Europian, që ka kulmuar në vitin 1988 me golat e Gulit dhe Van Basten në finale kundër Bashkimit Sovjetik.

*Sa iu përket 10 edicioneve të fundit, tulipanët kanë marrë pjesë në 9 Europianë duke humbur vetëm vitin 2016.

*Turqia merr pjesë për herë të gjashtë në një kompeticion të tillë.

*Në dy prezencat e fundit janë eliminuar në fazën e grupeve, ndërsa ecurinë më të mirë e kanë pasur në vitin 2008 kur humbën 3-2 kundër Gjermanisë në një ndeshje dramatike.

*Mesfushori turk Orkun Kokçu ka lindur në Holandë dhe ka kaluar disa vite me Harlem dhe disa ekipe të tjera deri sa të transferohej tek Fejnordi në vitin 2014.

*Edhe Ferdi Kadioglu ka lindur në Holandë duke luajtur me ekipin e Nijmegen. Debutimin e bëri në vitin 2016 kur shënoi 12 gola në 70 ndeshje në të gjitha kompeticionet përpara sesa të firmoste me Fenerbahçen.

*Kapiteni i Turqisë Hakan Çalhanoglu do të përballet me shokët e tij të skuadrës, Stefan De Vraj dhe Denzel Dumfris.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"