Janik Karrasko e ka me bashkëkombësit belgë: Tifozët po na dëmtojnë imazhin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2024 | 19:22

Janik Karrasko e ka me bashkëkombësit belgë: Tifozët po na dëmtojnë imazhin

Ylli i Al-Shabab, Janik Ferreira Karrasko i është përgjigjur tifozëve belgë që kanë fishkëllyer kombëtaren pas barazimit ndaj Ukrainës në Kampionatin Evropian, pavarësisht kualifikimit.

karrasko de bryjn

“Për imazhin e vendit tonë nuk është e bukur. Kjo do të bëjë të flasin negativisht për Belgjikën ndërkohë që jemi të kualifikuar.

Do ta kuptojnë, gabimi është njerëzor, në ndeshjen e radhës do të na mbështesin në maksimum”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"