Jasir Asani drejt Spanjës, pritet zyrtarizimi i marrëveshjes me klubin e La Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2024 | 0:10

Jasir Asani drejt Spanjës, pritet zyrtarizimi i marrëveshjes me klubin e La Ligës

Kohët e fundit kanë qarkulluar zëra se sulmuesi i djathtë i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, është afër një transferimi me klubin e La Liga, Las Palmas.

jasir-asani-1-2048x1366

Sipas burimeve të “Panorama Sport”, mësohet se klubi spanjoll dhe ai i Koresë së Jugut, Guangju, ku Asani është ende nën kontratë kanë gjetur marrëveshjen paraprake dhe zyrtarizimi mbetet çështje kohe.

Lojtari ka rënë dakord me Las Palmasin prej kohësh, por tani kanë mbetur vetëm marrëveshja midis dy klubeve, që është shumë afër të finalizohet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"