“Jemi shumë të lumtur që kryesuam grupin”, Robert Andrish: E dimë që rrugëtimi jonë nuk mbaron me kaq
Gjermania do të përballet ditën e nesërme në orën 21:00 kundër Danimarkës në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, takim i vlefshëm për raundin e 1/8-ave të Kampionatit Europian 2024. Në prag të kësaj ndeshjeje, mesfushori i gjermanëve, Robert Andrish, doli në konferencën tradicionale për mediat ku dha mendimet e tija për takimin dhe për kundërshtarin:
“Personalisht, unë po pres të shoh atmosferën. Unë mendoj që do të jetë një lojë e madhe, me një atmosferë të bukur, dhe më ndihmon që të përgatitem. Jemi shumë të lumtur që përfunduam të parët në grup, dhe ne e dimë që rrugëtimi nuk do të mbarojë për ne me kaq.
Deri më tani kam qenë shumë i relaksuar, por tani që hymë në stadium dhe pashë fushë, mezi po pres ta luaj këtë ndeshje. Jemi profesionalisht të gatshëm të tregojmë atë çfarë duhet në momente të ndryshme të lojës, dhe jemi shumë të emocionuar ta tregojmë edhe nesër.
Stili im i ri i flokëve? Kam kohë që kam menduar ta ndryshojë ngjyrën, kështu që njerëzit që më njohin mua nuk do të jenë kaq të surprizuar.”
SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"