Jo një ndeshje e zakonshme, Marsaslok-Partizani luhet për para dhe… sedër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2024 | 11:16

Jo një ndeshje e zakonshme, Marsaslok-Partizani luhet për para dhe… sedër

E sotmja në orën 19:00 në qytetin e Ta Qalit në Maltë, nuk është vetëm një ndeshje e radhës europiane për Partizanin.fdhgdhBarazimi në sfidën e parë ka ngjallur një dozë nervozizmi te tifozët, të cilët prisnin që përballë një rivali më të dobët dhe me një histori shumë më modeste, skuadra t’i kishte mbyllur llogaritë e kualifikimit. Kjo nuk ndodhi dhe gjithçka vendoset në sfidën e sotme. Në harkun e 90 minutave, ndoshta edhe 120 të tillave, Partizani do të duhet t’i imponojë kundërshtarit forcën e vet për të arritur kualifikimin, por për sedër. Është thuajse e sigurt që nëse sot skuadra do të bëjë paraqitjen e duhur, qëndrimi i mbështetësve do të ndryshojë. Në rast të kundërt, eliminimi do të ishte një goditje po aq e rëndë sa ajo e Ballkanit para dy ditësh, që u eliminua nga një skuadër nga Andorra.

PARATË NË LOJË – Përveç çështjes së imazhit dhe aspektit emocional, luhet edhe për diçka tjetër të rëndësishme, për paratë. Në rast se të kuqtë do të arrijnë të kalojnë kundër maltezëve, fitimet e sigurta do të ishin afro 700 mijë euro, shifër mjaft e rëndësishme. Në të kundërt, të kuqtë do të duhej ta mbyllnin aventurën europiane me vetëm 325 mijë euro të arkëtuara, pa përmendur shpenzimet e dy ndeshjeve. Luhen frytet e gjithë sezonit të shkuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"